Ramadani për vrasjen e 18-vjeçarit: Shyqyr që ekzistojnë mediat, pa to ky vend kish kalu në kiamet sa i përket krimit - NACIONALE

Ramadani për vrasjen e 18-vjeçarit: Shyqyr që ekzistojnë mediat, pa to ky vend kish kalu në kiamet sa i përket krimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se vrasja e Lulzim Fejzullahut ka qenë makabre, ndërsa trajtimi i rastit ka qenë skandaloz dhe joprofesional.

Duket e qartë nga të gjitha këto fakte publike, jo vetëm që vrasja ka qenë makabre por edhe trajtimi ka qenë sa skandaloz poashtu ka qenë joprofesional dhe si i tillë normalisht që fakti se IPK menjëherë ka fillu hetimet nënkupton se ka dyshim të bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, jo domosdoshmërisht”, tha ai.

Ai tha se nëse nuk do të ishin mediat, rasti i vrasjes mizore të Lulzim Fejzullahut, nuk do të zbulohej.

Shyqyr që ekzistojnë mediat se ky vend ish bë kiamet me këtë trend të krimit që është momentalisht dhe është në rritje. Nëse nuk do të ishin mediat, ky vend kish kalu në kiamet sa i përket krimit, sepse trendi është jashtëzakonisht i tmerrshëm”, tha ai në T7.

Lajme të ngjashme