Ramadani: Oferta jonë me gjashtë çështje jetike për shtetin dhe qytetarët nuk ka marrë përgjigje
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar mes partive politike.
Ai ka thënë se oferta e Aleancës me gjashtë çështje, të cilat i ka cilësuar jetike për shtetin dhe qytetarët, nuk ka marrë përgjigje.
“Oferta jonë me 6 çështje jetike për shtetin dhe qytetarët nuk ka marrë përgjigje, fatkeqësisht. Ajo mbetet e hapur”, ka shkruar Ramadani.
Sipas tij, takimi është i panevojshëm, ndërsa Aleanca nuk sheh arsye për të marrë pjesë në këtë format.
“Sikurse ka thënë Kryetari ynë, Ardian Gjini, Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, ka deklaruar ai.