Rama pasi Supremja refuzoi kërkesën e asamblistëve të Vetëvendosjes: Dashakqinj dhe të padijshëm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar vendimin e Gjykatës Supreme, e cila ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vendimin e Komunës për ndryshimin e biletave të transportit publik.
Rama ka reaguar pas këtij vendimi, duke kritikuar ashpër asamblistët e Vetëvendosjes dhe duke i cilësuar ata si “dashakëqij” dhe “të padijshëm”.
“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm”, ka shkruar Rama në Facebook.