Quni: Për sistemin e raketave Javelin, është folur në kohën time kur isha ministër
Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni është përfshirë në debatin që po bëhet se kush e porosit blerjen e raketave amerikane antitank “Javelin”.
Quni në Tëvë1 ka thënë se për sistemin e raketave Javelin është folur në kohën e tij sa ka qenë ministër i Mbrojtjes.
Ai ka thënë se i ka mbështetur edhe kërkesat që janë bërë nga ish-ministrat e kaluar.
“Për sistemin Javelin, është folur në kohën time. Në kohën kur unë isha Ministër, janë specifikuar kërkesat e tjera. Por, edhe i kam mbështetur edhe kërkesat tjera që janë bërë shumë më herët nga ish ministri Rrustem Berisha. Unë mendoj që të gjithë ministrat që kanë kaluar nëpër atë Ministri, kanë qenë në nivelin e detyrave, ju kanë përmbajtur planit të tranzicionit të FSK-së. Është një kontinitet i zhvillimeve, gjithnjë sipas raporteve që i kemi me shtetet partnere.” – ka thënë Quni.
Kujtojmë se pushteti është mburrur me kërkesën për blerjen e raketave Javelin. Bile zyrtarë të lartë të partisë në pushtet pretenduan se nuk kanë asnjë meritë ish-ministrat e qeveritë e kaluara për këto raketa.