“Qipro s’ndërron qëndrim ndaj Kosovës”, thotë ambasadori i ri qipriot në Beograd
Ambasadori i ri qipriot në Beograd, Andreas Fotiou, ka deklaruar se Qiproja – njëra nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së – nuk do të ndryshojë qëndrim karshi (mos)njohjes së Kosovës, raportuan mediat serbe, pas takimit të këtij të fundit me Kryetaren e Komisionit për Integrime Evropiane të Serbisë, Elvira Kovaq.
Ftiou, mes tjerash, siç e citojnë mediat serbe, ka falënderuar Serbinë për avokimin e saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Qipros.