Qeveria vazhdon manipulimin me statistika, Muharremi: Blerja e banesave nga diaspora po konsiderohet si investim i huaj - NACIONALE

Qeveria vazhdon manipulimin me statistika, Muharremi: Blerja e banesave nga diaspora po konsiderohet si investim i huaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka vazhduar denoncimin e manipulimeve qeveritare me statistika.

Ai ka bërë me dije se statistikat për Investime të Huaja Direkte nuk është i saktë.

Sipas tij, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në kuadër të këtyre investimeve po e fut edhe blerjen e banesave nga diaspora.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë meritë për këto investime të diasporës.

“Kësaj radhe qeveria po tregon për investimet e huaja direkte janar-qershor 2023. Përderisa të dhënat janë të sakta nga BQK, kësaj radhe manipulimi është tek kualiteti i investimeve. Siç kam elaboroar disa herë këto ditë, e kemi një problem me strukturë të investimeve për shkak se vetëm 1.8% janë në prodhim (14.3m nga 772m 2022). Shumica absolute e investimeve jane në patundshmëri blerjet e banesave nga dispora (68% vitin e fundit)”, ka shkruar ai.

Sipas tij, qeveria shumë pak ka bërë në këtë drejtim.

“Shiqoni teksin me kujdes, nuk përmendet fare patundshmëria që është aktiviteti kryesor, por krijohet pērshtypja që janë investuar ne prodhim e industri të gjitha. Në bazë të të dhënave qeveria nuk ka asnjë meritë për investim të huaja se ato bëhen nga diaspora kryesisht në banesa. Qeveria nuk di që ka sjellur edhe 2-3 projekte të vetme”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme