Qarkullimi i propozimit të marrëveshjes së re Kosovë- Serbi, Latifi: Mos u ngutni me dhanë përfundime - NACIONALE

Qarkullimi i propozimit të marrëveshjes së re Kosovë- Serbi, Latifi: Mos u ngutni me dhanë përfundime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori i Filozofisë e analisti, Blerim Latifi ka shkruar rreth materialit, i cili sipas tij po qarkullon nëpër media rreth propozimeve për një marrëveshje të re, midis Kosovës e Serbisë.

Ai thotë se me gjasë, këto propozime kanë dalë nga këshilltarët e Macronit e Scholzit, të cilët ditë më parë, ishin në Prishtinë e Beograd.

Por Latifi ka një këshillë për politikanët, partitë dhe opinionistët. Të mos nguteni.

“Në media po qarkullon një material, i cili po thuhet se përmban propozimet për një marrëveshje të re midis Kosovës e Serbisë.

Me gjasë këto propozime kanë dalë nga këshilltarët e Macronit e Scholzit, të cilët ditë më parë ishin në Prishtinë e Beograd.

Një këshillë për politikanët, partitë dhe opinionistët: mos u ngutni me dhanë përfundime rreth këtyre propozimeve, pa i zbërthy mirë e mirë, me gjakftohtësi e racionalitet.Njerëzit racionalë nxjerrin përfundime pas hulumtimit të gjithanshëm mbi një çështje. Budallenjtë nxjerrin përfundime pa mendu dy herë.Është koha e fundit të tregoni cilës anë i përkisni.

Mos i shndërroni këto propozime në instrument të luftës partiake për t'i kënaqur militantët e papunë dhe për të përfituar ndonjë votues për partinë. Është koha e fundit me mendu ma shumë për fatin e shtetit, se për fatet e partive. Sepse, tek e fundit, nëse fati i shtetit shkon keq, askujt nuk do t'i hyjnë në punët fitoret e partive. E as postet që burojnë prej tyre”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme