Putini i bën homazhe Gorbachev-it, por nuk do të marrë pjesë në funeralin e tij - NACIONALE

Putini i bën homazhe Gorbachev-it, por nuk do të marrë pjesë në funeralin e tij

3 javë më parë

nga Miranda Shala

Presidenti rus Vladimir Putin të enjten ka nderuar Mikhail Gorbachev, por nuk do të marrë pjesë në funeralin e ish-udhëheqësit të ndjerë sovjetik.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se përpara nisjes për një udhëtim pune në enklavën më perëndimore të Rusisë, Kaliningrad, Putini vizitoi një spital në Moskë ku mbahet trupi i Mikhail Gorbachev-it.

Televizioni shtetëror rus tregoi Putinin duke ecur drejt arkivolit të hapur të ish-liderit rus dhe duke vendosur një buqetë me trëndafila të kuq pranë tij. Ai qëndroi në heshtje për disa çaste, uli kokën, preku arkivolin, u kryqëzua dhe u largua.

Gorbachev, i cili vdiq të martën, do të varroset në varrezat Novodevichy të Moskës pranë gruas së tij Raisa, pas një ceremonie lamtumire që do të mbahet në Sallën e Shtëpisë së Sindikatave, një rezidencë ikonë pranë Kremlinit që ka shërbyer si vendtakim për funeralet shtetërore që nga koha sovjetike.

Lajme të ngjashme