Propozimi franko-gjerman, Osmani: Ka dezinformata mbi kërkesat e partnerëve tanë prej nesh - NACIONALE

Propozimi franko-gjerman, Osmani: Ka dezinformata mbi kërkesat e partnerëve tanë prej nesh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar qarkullimin e një propozimi franko-gjerman, ka thënë për KosovaPress se “ka dezinformata rreth asaj që po kërkojnë partnerët tanë prej vendit tonë”.

Nuk ka propozuar askush që të pritet për marrëveshje për dhjetë vjet, kështu që ka lloj insinuatash, dezinformatash lidhur me atë se çfarë po kërkojnë partnerët tanë prej nesh”, ka thënë Osmani.

Osmani ka kërkuar presion ndaj Serbisë teksa ka përsëritur qëndrimi që Kosova ka qenë gjithnjë për marrëveshje finale dhe njohje në qendër.

Ne e vlerësojmë rolin e partnerëve tanë për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi. Qëllimi i Kosovës gjithnjë ka qenë për marrëveshje finale dhe njohje në qendër, dhe ne angazhohemi në atë drejtim. Për me tepër angazhimi ynë është për paqe dhe stabilitet, ndërsa angazhimi i Serbisë është i kundërt. Andaj shpresojmë që sa më shumë të jetë e mundur partneret tanë të bëjnë presion Serbisë, shtetit që po e destabilizon rajonin tonë që ta kuptojë që paqja dhe stabiliteti është në interes te të gjithëve”, ka shtuar Osmani.

Lajme të ngjashme