“Promovon rrugaçërinë”, Rama: Në Kinë “Tik-Tok”-u promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim - NACIONALE

“Promovon rrugaçërinë”, Rama: Në Kinë “Tik-Tok”-u promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpjeguar vendimin e qeverisë së tij për mbylljen e “Tok-Toku”-ut.

Këtë platformë kineze ai e ka krahasuar me rrugaçët e lagjes.

Ai ka bërë me dije se kjo kompani ndryshe sillet në Kinë e ndryshe jashtë kufijve kinez.

“Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok. TikTok është kompani që i ka rrënjët në Kinë, por po të shikosh Tik-Tok në Kinë dhe jashtë Kinës janë dy gjëra të ndryshme. Në kinë promovon se si ruhet natyra. Rrugaçëri, perversiteti, dhunë, bullizëm, krim, thika, nuk sheh në TikTok e kinës, në TikTok jashtë kinës vetëm llum dhe qenëri, çfarë na duhet në kjo”, ka thënë Rama, raporton Opinion.al.

Lajme të ngjashme