Prokuroria del me detaje për dy të miturat që po dyshohen se u dhunuan në Klinë e Istog - NACIONALE

Prokuroria del me detaje për dy të miturat që po dyshohen se u dhunuan në Klinë e Istog

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë të ditur se për të dy rastet e dhunimit që janë raportuar në Istog e Klinë tashmë ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njejtit kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Në rastin e parë Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale.

Lajme të ngjashme