Prokurori Maloku konfirmon: Aksioni Brezovica vazhdon, sot pritet sekuestrimi edhe i rreth 30 vilave - NACIONALE

Prokurori Maloku konfirmon: Aksioni Brezovica vazhdon, sot pritet sekuestrimi edhe i rreth 30 vilave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje u sekuestruan rreth 100 vila, në Brezovicë. Krejt kjo në kuadër të aksionit “Brezovica”.

Prokurori i prokurorisë themelore të Ferizajt i cili po udhëheq me këtë çështje, për Gazetën Nacionale ka konfirmuar se aksioni do të vazhdojë edhe sot, ku pritet sekuestrimi i rreth 30 villave të tjera.

Sot vazhdon aksioni, në kuadër të sekuestrimit të objekteve, në zonën e dytë. Pritet të sekuestrohen rreth 30 objekte. Nuk e dijmë numrin e saktë, sepse ka të tilla që janë në ndërtim e sipër, e kështu me rradhë.

Është aksioni i njejtë me atë që filloi dje, por nuk u përfundua shkaku i kushteve atmosferike. Sot pritet të sekuestrohen rreth 30 objekte të tjera, në zonën e dytë.

Nuk mund të them se këtu do të përfundojë, sekuestrimi i objekteve. Sepse këto janë objekte të zonës së dytë. Ka edhe zonë të tretë, mund të ketë aksione të tjera.” Ka thënë Maloku.

Kujtojmë se aksioni “Brezovica” është njëri ndër aksionet më të mëdha që ka parë Kosova. Deri më tani të arrestuar janë gati 40 persona, miliona euro të sekuestruara, e qindra objekte poashtu.

Lajme të ngjashme