Prifti shqiptar ‘pro’ shamisë e kundër LGBT+: Nëse heshtim, njërës do i ndalojnë shaminë sot e tjetrës varësen me kryq nesër
Prifti shqiptar, Don Pjetri, përmes një reagimi në Facebook gjatë ditës së djeshme, është përfshirë në debatin e shumë diskutuar kohëve të fundit në Kosovë, debatin për shaminë i cili filloj si rezultat i një nisme që kërkonte ndryshimin e udhëzimit administrativ për çështjen e mbulesës.
Ai ka bërë thirrje që të mos kundërshtohet kjo kërkesë e tillë duke paralajmëruar se shumë shpejt do vijnë dhe për ata të cilët i përkasin bësimit.
Tutje, Pjetri ka sulmuar komunitetin LGBTIQ+ duke thënë se sot ‘perversiteti’ po sundon duke thënë se të njëjtit sot ndalojnë shaminë e tjetrës do i kërkojnë të heqin varsen me kryq e asaj që do mbajë flamurin me shumë ngjyra do e promovojnë.
“O ju të krishterë që sot po flisni kundër shamisë në shkolla, mos se shumë shpejt do vijnë dhe për ju! Njërës do i ndalojnë shaminë e tjetrës do i kërkojnë të heqin varsen me kryq e asaj që do mbajë flamurin me shumë ngjyra do e promovojnë! Botën nuk po e shthur shamia po perversiteti! E ndërkohë që përversiteti po sundon, do ju kërkohet që të zhvisheni nga cdo vlerë dhe të jeni objektet e dëshirave dhe fantazive deri sa e gjithë qënia jote të jetë e lirë për tu skllavëruar. Hapni rrjetet sociale. Shikoni…. Keni femra të zhveshura në kulmet e privatësisë gjinore me mijëra, ama ato dinjitozet sic mund të jenë femrat me shamia, i keni duke i dhënë jetë kësaj dynjaje. Pse po pragjykoni atë që ruhet?!” - shkroi ai mes tjerash.
Shkrimi i plotë në Facebook: