Presidentja Osmani propozon që takimi i radhës i Bërdo-Brione të mbahet në Kosovë - NACIONALE

Presidentja Osmani propozon që takimi i radhës i Bërdo-Brione të mbahet në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit të Bërdo-Brione.

Nga aty, Osmani ​propozoi që takimi i radhës i Bërdo-Brione të mbahet në Kosovë.

Në frymën e avancimit të bashkëpunimit dhe partneritetit të mëtejshëm, do të ishim të nderuar të organizonim takimin e radhës të liderëve të procesit të Bërdo–Brione në vendin tonë, në Republikën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Tutje Osmani tha që procesi i Bërdo–Brione vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e rajonit tonë me Bashkimin Evropian.

Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua që edhe një herë të shpreh mirënjohjen tonë për nikoqirët dhe për ambicien e përkushtimin e tyre”, u shpreh tutje ajo.

Lajme të ngjashme