Politikani serb nga Kosova: Miliqeviq u rrah nga policët e Kosovës, ai s’gënjen sepse ka integritet - NACIONALE

Politikani serb nga Kosova: Miliqeviq u rrah nga policët e Kosovës, ai s’gënjen sepse ka integritet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatës ditë së sotme, iniciativa OPEN ka raportuar një rast të sulmit ndaj drejtorit të OJQ AKTIV, Miodrag Miliqeviq.

Në komunikatën e lëshuar për publik, iniciativa OPEN pretendoi se z.Miliqeviq ka përjetuar ngacmim verbal e fizik nga ana e anëtarëve të policisë së Kosovës në mëngjesin e sotëm në afërsi të Jarinjës në veri të Kosovës.

Për më tepër, në këtë deklaratë për publik thuhet se ky është vetëm një nga seria e incidenteve që kanë ndodhur muajt e fundit në zonat serbe në veri të Kosovës, të cilat janë shkaktuar nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë së Kosovës.

Aleksandar Arsenijeviq, i cili është drejtor i organizatës OJQ Aktiv, në një përgjigje për Nacionalen ka thënë se Miliqeviq nuk ka gënjyer në rastin e raportimit të rastit sepse është njëri serioz dhe me integritet.

“Ai është një njeri serioz me integritet, ai nuk do të gënjejë kur bëhet fjalë për këtë. Ai më tha se u larguar me lëndime të lehta dhe se gjithçka ishte e tmerrshme dhe mund të ishte më keq” – tha Arsenijeviq.

Në lidhje me pretendimet e Miodrag Miliqeviq, Ministri i Punëve të Brendshme Xhalal Sveçla ka thënë se Miliqeviq ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë.

Ai ka thënë se "Jam bindur me sjelljen shembullore të zyrtarëve policor, por përkundër kësaj, kam kërkuar raport nga zyrtarët policor të kufirit dhe hetim të këtyre pretendimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës, me rezultatet e të cilit qytetarët tanë do të njoftohen në kohë rekorde".

Lajme të ngjashme