Përkrahësi i Kurtit jep dorëheqje nga Bordi i Infrakosit, shkak presioni politik - NACIONALE

Përkrahësi i Kurtit jep dorëheqje nga Bordi i Infrakosit, shkak presioni politik

1 javë më parë

nga NACIONALE

Lulzim Beqiri, përkrahës i VV-së, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit në Infrakos.

Nëpërmjet një njoftimi për media, ai ka theksuar se ka një muaj që ka dhënë dorëheqje nga kjo pozita.

Tutje, ai ka treguar edhe arsyen pse ka dhënë dorëheqje, por pa dhënë shumë detaje.

“Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare.”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Miq,

Po behën më shumë se një muaj që kam dhënë dorëheqje nga pozita Anëtar Bordi në Ndërmarrjen Publike INFRAKOS Sh.A.

Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare.

Kosovës i duhen njerëz që refuzojnë presionin, shantazhin e nëpërkëmbjen, që luftojnë krimin e organizuar, nepotizmin, ryshfetin, e mbi të gjitha që e duan fort Kosovën pa interesa personale e partiake.

Kosova ime e dashur, të DUA!

Lajme të ngjashme