Peci godet deputetën Kica, i thotë se po i bashkohet atyre që u ka përfunduar jeta në politikë - NACIONALE

Peci godet deputetën Kica, i thotë se po i bashkohet atyre që u ka përfunduar jeta në politikë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka lënë për një moment punët në digasterin që e udhëheq. E kjo për t’u marrë me deputetin e Listës Guxo, Daorsa Kica-Xhelili, e cila po raportohet se do të kalojë në LDK.

Për tash me shumë gjasë ish-bashkëpartiaken e tij, Peci ka pasur një mesazh.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, shkroi Peci.

Kujtojmë që Kica ka kohë që është distancuar nga Lista Guxo, duke mos marrë pjesë në kuvendet zgjedhore të partisë me të cilën u bë deputete.

Lajme të ngjashme