Premtimi i Pecit: Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga shiu do të kompenzohen nga Ministria - NACIONALE

Premtimi i Pecit: Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga shiu do të kompenzohen nga Ministria

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar sot komunën e Gjakovës, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotërun këtë fundjavë në Kosovë.

Ministri ka thënë se dëmet e shkaktuara në bujqësi nga këto reshje, do të kompenzohen nga Ministria të cilën ai e drejton.

“Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut, do të kompenzohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vizitova sot Komunën e Gjakovës së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Agon Dobruna, për tu parë më nga afër me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite, takova edhe Kryetarin Ardian Gjini, i cili më njoftoi me të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut si dhe me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve.

Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompenzimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse.

Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022”, ka shkruar Peci në Facebook.

Lajme të ngjashme