Pasionet e ‘mbretit të bixhozit’, lidhjet me vajzat VIP: Vazhdon misteri për zhdukjen e Ervis Martinaj - NACIONALE

Pasionet e ‘mbretit të bixhozit’, lidhjet me vajzat VIP: Vazhdon misteri për zhdukjen e Ervis Martinaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njëri nga emrat më të diskutuar kohëve të fundit në Shqipëri, është Ervis Martinaj.

Martinaj i njohur si një nga personat me të kaluar kriminale në Shqipëri, është raportuar i zhdukur tash e disa javë. Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, paralajmëroi se një përgjigje për fatin e tij do të jepet shumë shpejt.

Kjo pasi disa media kanë raportuar për vrasjen e Martinajt, kurse dikush thotë se e gjitha është një lojë.

Gazetari Elton Qyno ka ngritur dyshime të forta se ‘mbreti i kumarit’ ka hyrë për herë të fundit tek fisi Avdyli në Shijak, me sa duket për të lidhur një aleancë, por prej aty nuk ka dalë më.

Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj është parë mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e Hotel Adriatik në Durrës, me një Miss.

Ajo dyshohet se ishte e lidhur prej vitesh me Ervis Martinajn, por për çështje sigurie, Martinaj shoqërohej edhe nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.

Ajo ka deklaruar para hetuesve se për herë të fundit është takuar me Vis Martinajn në 5 gusht, ku kanë kaluar bashkë natën në Hotel Adriati

“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet. Kam nisur të shqetësohem. Kam nisur të marr kontakt me persona të tjerë që mund të kishin dijeni për të, por nuk kam mësuar asgjë”.

Krahas saj, policia ka identifikuar edhe disa vajza të tjera që kanë patur lidhje intime me Martinajn.

Ato i përkasin botës së modës dhe Instagramit duke patur dhjetëra mijëra ndjekës aty, ndërsa Martinaj njihej si personazh që i pëlqente të “shtinte” në dorë pikërisht personazhe të tilla.

Të gjitha ato kanë dhënë versionin e tyre. Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë versioni i prokurorisë dhe policisë në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, për të cilin janë duke u bërë mjaft spekulime.(Voxnews.al)

Lajme të ngjashme