Pas sulmeve kibernetike mbi Shqipërinë, NATO sjell në Tiranë një ekip për forcimin e sigurisë - NACIONALE

Pas sulmeve kibernetike mbi Shqipërinë, NATO sjell në Tiranë një ekip për forcimin e sigurisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Javët e fundit Shqipëria është përballur më sulme kibernetike, të cilat vinin nga Irani.

Këtë e ka konfirmuar edhe Departamenti i Shtetit si dhe NATO, ku kanë dënuar këto sulme.

Pas këtyre sulmeve, NATO ka sjellë në Shqipëri, një ekip për të rritur sigurinë e sistemeve të brendshme

Në një deklaratë për shtyp ministri i Mbrojtjës Peleshi së bashku më zv.sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai tha se Shqipëria nuk është e vetme përballë këtij sulmi.

‘’Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATO-s e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATOS-s. Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Për sulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë”, tha Appathurai

Nga ana tjetër, Peleshi falënderoj dhe vlerësoi ndihmën e madhe nga NATO, duke thënë se kjo aleance i bën të ndihën më të sigurt.

‘’Dua të falënderoj aleancën për deklaratën e bërë në mbështetjen e vendit tonë dhe asistencën për të penguar sulmet kibernetike në të ardhmen. Vizita e ekipit të sotëm është dëshmi e solidaritetit dhe reagimit të menjëhershëm të aleancës ku ne bëjmë pjesë, NATO. Duke qenë një prej aleatëve të NATO-s na bën të jemi të sigurte. Duhet vëmendje dhe më shumë vigjilencë nga të gjithë. Ne do bëjmë pjesën tonë të mbështetur nga aleatët tanë”, u shpreh Peleshi.

Lajme të ngjashme