Pas përmbytjeve të mëdha, Ardian Gjini tregon si është situata në Gjakovë - NACIONALE

Pas përmbytjeve të mëdha, Ardian Gjini tregon si është situata në Gjakovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjakova dhe Rahoveci kanë qenë dy komunat, ku ka pasur përmbytje të mëdha pas reshjeve të shiut.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se dëmet janë të mëdha. Ai ka theksuar se familjeve të evakuuara do t’iu sigurohet strehim.

POSTIMI:

Të reshurat gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Gjakovës shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike.

Nga vizitat në teren, në gjendje më të keqe janë: ura në Moglicë, rruga “Yllka Domi”, “Pika e Zezë II”, “Shote Galica”.

Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve për të ju dhënë ndihmë. Aktualisht nuk mund të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara, mirëpo ju lusim që të gjitha rastet ti raportoni në qendrën e thirrjeve 112, në të njejtën kohë ekipet tona janë në teren.

Në këto momente do të përqendrohemi në ndërhyrjet urgjente për shkak se mund të këtë reshje prapë.

Për familjet e evakuuara, do të sigurojmë strehim.

Lusim të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës që në çfarëdo rasti të rrezikut të lajmërohen në qendrën e thirrjeve, në organet e rendit dhe tek zjarrëfikësit.

Lajme të ngjashme