Pas Orhan Pamukut, ministrja Nagavci ia huq mbiemrin akademikut Kullashi: E quan Kullashku - NACIONALE

Pas Orhan Pamukut, ministrja Nagavci ia huq mbiemrin akademikut Kullashi: E quan Kullashku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk po mund të rehatohet me mbiemrat e figurave të njohura të letërsisë e botës akademike.

Pasi autorin e njohur Orhan Pamuk, e quajti “Orhan Pambuk”, Nagavci ka bërë një tjetër huqje.

Gjatë një ceremonie të dielën në Pejë ku akademiku Muhamedin Kullashi u nderua me çmimin “Honoric Causa”, Nagavci ia huqi mbiemrin akademikut.

Në vend të Kullashi, ajo i tha “Muhamedin Kullashku”.

“Është kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot bashkë me të gjithë ju në ceremoninë për shënimin e 11-vjetorit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe njëkohësisht në ndarjen e çmimit Doctor Honoris Causa për ambasadorin Kullashku”, tha ministrja.

Lajme të ngjashme