Pas dhunës ndaj vajzës në reality show, policia shkon tek televizioni “First Chanel”, flet Valon Maloku - NACIONALE

Pas dhunës ndaj vajzës në reality show, policia shkon tek televizioni “First Chanel”, flet Valon Maloku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një reality show i titulluar “I’ts my love” në televizionin “First Chanel”, ka qarkulluar një video në rrjetet sociale ku njëra një grua, protagonistet e emisionit ishte sulmuar fizikisht nga një burrë.

Kjo situatë nga nxitur shumë reagime ndaj emisionit, ku është kritikuar se ky lloj formati televiziv po promovon dhunë.

Kjo ka shtyrë policinë e Kosovës që të shkoj tek zyret e televizionit “First Channel” ku është marrur në pyetje drejtori i televizionit, Valon Maloku.

Indeksonline ka shkuar në selinë e televizionit në fjalë, ku ka hasur në Valon Malokun i cili as nuk e pohoi e as mohoi këtë gjë.

Ai hezitoi të flasë por tha se detajet do i tregojë Policia e Kosovës.

“Ne nuk japim përgjigje. Të vërtetën dhe detajet i tregon Policia”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme