Osmani uron Krishtlindjet Ortodokse: Paqe, harmoni dhe begati - NACIONALE

Osmani uron Krishtlindjet Ortodokse: Paqe, harmoni dhe begati

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen Ortodokse.

“Në këtë ditë feste, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre,” thuhet në urimin e Osmanit.

“Kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri,” tha ajo.

Në fund, presidentja Osmani shprehu dëshirën për shumë vite të tjera paqe dhe gëzim për besimtarët ortodoksë, duke thënë: “Qoftë kjo kremtë një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”.

Lajme të ngjashme