Osmani: Sot ia dhamë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeta II, virtytet e saj do të kujtohen përherë - NACIONALE

Osmani: Sot ia dhamë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeta II, virtytet e saj do të kujtohen përherë

1 javë më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II.

Ajo përmes rrjetit social "Facebook" konfirmoi pjesëmarrjen në pritjen e mbrëmshme të organizuar nga Mbreti Charles III, ndërsa shkroi edhe në librin e zisë.

"Në homazhet e mbajtura në Westminster Hall, si dhe në Librin e Zisë të hapur në Lancaster House, kujtuam dedikimin e palëkundur ndaj popullit, urtësinë dhe bujarinë e Mbretëreshës, të cilat do të vazhdojnë t’i frymëzojnë brezat e ardhshëm", shkroi ndër të tjerash ajo.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme