Osmani për 32 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: U vendos guri i parë, themeltar i shtetësisë sonë - NACIONALE

Osmani për 32 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: U vendos guri i parë, themeltar i shtetësisë sonë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 32 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut. Ajo tha se kjo shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës, dhe i fortifikon përpjeket e brezave të tërë për shtet të pavarur.

“32 vjet më parë, gra e burra përfaqësues, me guximin qytetar e vetëdije kombëtare, e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, e cila shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës dhe i fortifikon përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur.

Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër, duke i vënë themelet e palëkundura të Kosovës së pavarur”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme