Osmani: Duhen vlerësime të përbashkëta të sigurisë me partnerë, pastaj hapja e urës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të bëhet në bazë të një plani me partnerët ndërkombëtarë.
“Duhet, siç e parasheh edhe vetë plani i zbatimit të marrëveshjes së arritur në gushtin e vitit 2016, të kemi vlerësime të përbashkëta të sigurisë me partnerët tanë, dhe pas atyre vlerësimeve dhe planit të përbashkët, ajo do të përcaktojë pastaj datën”, deklaroi presidentja Osmani.
Në anën tjetër shtetet e QUINT-it kanë qenë mjaft të zëshëm që ura të mos hapet tash, psai do të rrezikoheshin edhe ushtarët e KFOR-it.