Olluri: Haxhi Avdyli mbetet i lirë për huazim - por, s’po ka klube të interesuara - NACIONALE

Olluri: Haxhi Avdyli mbetet i lirë për huazim - por, s’po ka klube të interesuara

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kanë filluar reagimet pas raportimeve se Daorsa Kica-Xhelili nga Lista Vjosa ka kaluar në LDK.

Një të tillë e ka bërë dhe gazetari Parim Olluri, i cili e ka parë si transferim kalimin e Kica-Xhelilit në LDK.

Ai ka ironizuar me deputetin e Listës Vjosa, Haxhi Avdyli duke thënë se ‘mbetet i lirë për huazim’.

Doarsa Kica qenka transferuar ne LDK. Haxhi Avdyli mbetet i lire per huazim. Edhe ne ligen e dyte si asambleist dikah. Por, s’po ka klube te interesuara”, ka shkruar ai.

Për kalimin e saj në LDK ka reaguar edhe ministri Faton Peci, një prej persona kryesor të Listës Vjosa.

Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, shkroi Peci.

Lajme të ngjashme