OKB voton sot për Hormuzin, zbutet rezoluta e Bahreinit ndaj Iranit
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë sot në orën 11:00 mbi një rezolutë të paraqitur nga Bahreini lidhur me ngushticën strategjike të Hormuzit, sipas raportimit të The New York Times.
Sipas The Times, draft-rezoluta ka pësuar ndryshime të konsiderueshme krahasuar me versionin fillestar. Fillimisht, teksti përfshinte kërkesë të qartë për autorizim të përdorimit të forcës ushtarake kundër Iranit, me qëllim hapjen dhe sigurimin e kalimit në këtë rrugë kyçe detare për tregtinë globale të energjisë.
Megjithatë, raportohet versioni aktual është zbutur ndjeshëm. Në vend të thirrjes për veprime ushtarake, rezoluta tani thekson nevojën për koordinim ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes. Ajo inkurajon fuqishëm shtetet që kanë interesa jetike në ngushticën e Hormuzit të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të kësaj rruge detare strategjike.