OEA: Bizneset po humbin miliona euro në ditë nga reduktimet e rrymës, përkrahim Ballkanin e Hapur - NACIONALE

OEA: Bizneset po humbin miliona euro në ditë nga reduktimet e rrymës, përkrahim Ballkanin e Hapur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Reduktimet me energji elektrike të cilat po aplikohen tash e dy javë në vendin tonë, po u shkaktojnë humbje të mëdha financiare bizneseve dhe prodhuesve vendor. Madje ketë e konfirmon edhe Oda Ekonomike Amerikane

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike të pa paralajmëruara për bizneset, dëmet financiare nëpër fabrika kapin shifra milionëshe vetëm brenda një dite.

“Është për keqardhje që nuk po ndërmerren masat e duhura për të përmirësuar ose për të ofruar një furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Pasojat i bartin qytetarët edhe bizneset...Bizneset sidomos ato të sektorit prodhues janë aktuale për dëmet financiare të cilat arrijnë dhjetëra mijëra euro, po flas për raste individuale, për fabrika të veçanta brenda një dite. Kosova nuk është që ka industri shumë të zhvilluar, por megjithatë tek të gjithë prodhuesit të cilët ne i kemi dëmet financiare kapin shifra milionëshe, e për të cilat natyrisht që pasojat do të jenë shumë më të mëdha se sa vet dëmi financiar aktual”, ka thënë Zeka në një intervistë për KosvovaPress.

Zeka ka thënë se viti 2022, do të jetë vit i humbur për nga ndikimi i investimeve kapitale.

“Kemi pasur mos realizim të investimeve kapitale, edhe mos shpenzim të mjeteve buxhetore. Investimet kapitale gjerojnë ose kanë efektin më të madh multiplikativ në ekonominë e vendit në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, megjithatë duket që kjo nuk është kuptuar si duhet nga ana e institucioneve dhe rrjedhimisht kjo ndikon pastaj edhe në vështirësitë e operimit të ndërmarrjeve të sektorit privat, si dhe në tkurrje të aktivitetit ekonomik në përgjithësi, dhe natyrisht në bllokim të potencialit real ekonomik, i cili do të mund të shfrytëzohej për zhvillimin ekonomik të vendit, në rast se investimet kapitale do të ishin realizuar.{, ka deklaruar Zeka

Ai ka thënë po ashtu se tashme është shumë vonë që të të shpallen aktivitete të prokurimit publik meqenëse ka edhe kufizime ligjore në këtë aspekt.

Zeka bëri të ditur se në takimin me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, diskutimi është përqendruar te rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur.

Ai thotë se OEAK mbështet iniciativën për Ballkanin e hapur.

Lajme të ngjashme