Nushi për Kurtin: E kuptoj që të vlon lukthi kur një subjekt i "vogël" ta shpërfaqë krejt hipokrizinë
Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se gjuajtja me miell ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, u bë për shkak të inatit.
Nushi ka kërkuar nga Kurti që inatin e tij të mos ia etiketojë PSD-së dhe se sipas Nushit, PSD po ia shpërfaqë hipokrizinë.
“E di qe e don me e pase edhe opiziten e qytetarin qysh i ke militantet e profiteret ne parti, por kjo deshire nuk te realizohet.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i tij i plotë:
Kryeminister, mielli nuk eshte inat.
Inatin e juaj mos e m'veshni te PSD. E kuptoj qe te vlon lukthi kur nje subjekt i "vogel" ta shperfaqe krejt hipokrizine e qeverisjen e mbrapshte.
E di qe e don me e pase edhe opiziten e qytetarin qysh i ke militantet e profiteret ne parti, por kjo deshire nuk te realizohet.