Njofton motra e Ganimete Musliut: Operacionin e ka kryer me sukses
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ditë më parë njoftoi se do të tërhiqet përkohësisht nga jeta politike për shkak se i duhet të bëjë një ndërhyrje në zemër.
Operimi ka rezultuar me sukses. Për gjendjen shëndetësore të saj, ka folur motra e Musliut, Fatmirja.
Sipas saj, për shkak të natyrës delikate të operimit deputetja Musliu ende ka nevojë për përkujdesje dhe qetësi.
Postimi:
Mijëra mesazhe, thirrje telefonike, lutje e dëshira që na erdhën nga të gjitha anët e globit, ishin një dëshmi e fortë se pasuria më e madhe në jetë është familja dhe miqësia e vërtetë.
Do t‘ju jemi përjetë mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale. Dashurinë dhe solidaritetin tuaj do ta mbajmë si një kompas për të ecur në rrugën e duhur. për të na e kujtuar e rikujtuar se sa njerëz të mirë kemi rreth vetës dhe se gjithmonë ja vlenë të jetosh jetën e bazuar në vlera dhe parime.
Falë Zotit, juve dhe mjekëve si në Kosovë po ashtu edhe në Gjermani Ganimete Musliu e kaloi operacionin me sukses, por për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.
Shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj dhe nga zemra ju urojmë shëndet e gjithë të mirat.
Mirupafshim së shpejti në Kosovë 🙏🙏🙏