Njësitë speciale të Policisë së Kosovës përfundojnë trajnimin për zhytje dhe kërkim-shpëtim
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka përfunduar dy trajnime të specializuara për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje, të mbajtura gjatë korrikut në Borsh të Shqipërisë.
Në trajnime morën pjesë 30 operatorë të njësive speciale, të cilët avancuan njohuritë dhe aftësitë praktike në fushën e zhytjes, kërkimit dhe shpëtimit në ambiente ujore.
Sipas Policisë së Kosovës, këto trajnime kanë forcuar kapacitetet profesionale dhe gatishmërinë operative të pjesëtarëve për reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente.