Qytetari pretendon se zv.ministri i Qeverisë Kurti është i përfshirë në ryshfet, publikon dokumente - NACIONALE

Qytetari pretendon se zv.ministri i Qeverisë Kurti është i përfshirë në ryshfet, publikon dokumente

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një qytetar i quajtur Binak Sylaj, po pretendon se zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, është i përfshirë në ryshfet lidhur me grantet dhe anulimin e aplikuesve për grante. Sipas z. Sylaj, në momentin që u “ballafaqua” me zëvendës-ministrin Veliji, “përfundoi gjithçka”.

Kështu, në llogarinë e tij në Facebook, qytetari në fjalë ka publikuar disa dokumente që duket të jenë të pagesave, për të cilat, ai pretendon se i ka bërë për zëvendësministrin Velija.

Z. Sylaj, në Facebook pretendon se e ftoi zëvendësministrin për vizitë në Zvicër, bëri deponim të të hollave që të pajiset me vizë dhe ia pagoi biletën e udhëtimit.

“Zotëri, zv. Ministër, unë ju bëra ftesën me kërkesën tuaj për ta vizituar Zvicrën (foto1). Unë mora të gjitha garancat dhe bëra deponi të të hollave që ju të pajiseni me Vizë (foto2). Unë ju pagova bileten e udhëtimit (foto3). Unë ju prita në aeroportin e Baselit dhe ju dërgova deri tek Hoteli në Cyrih. Unë ju bëra rezervimin e hotelit, mirëpo hotelin e paguat ju vetë, vetëm kjo është e vërteta! Unë ju kam shetitur në Cyrih, ju kam nxjerr në drekë dhe për kafe”, ka thënë ai.

Tutje, në postimin e tij, thuhet se z.Sylaj i ka blerë zëvendësministrit “tre palë kostume, këpucë dhe kravata”.

“Paraqitjet e juaja që i bëni, a keni harruar se unë ju bleva tre palë kostume, këpucë dhe kravata? A keni harruar, drekat dhe kafet në Kosovë? A harruat, kur ju kam dërguar para për Wsterunion (foto4)”, shkruan ai.

Por në një pjesë tjetër, përmenden “borxhe” të zëvendësministrit Velija, i cili duket se është anëtar në Unionin Social Demokratik (SDU).

Sipas këtij shkrimi, z. Sylaj pretendon se i ka dhënë 3 mijë e 500 euro për t’i paguar borxhet, që siç thuhet tutje, zëvendësministri “i kishte vjedhur nga subjekti i tij politik”.

Këtu, ai përmendi se u ballafaqua me zëvendësministrin dhe i tha se “është i përfshirë në ryshfet” në lidhje me disa grante.

Harrove që ti dhash në CHE Bar, 3500 € të mbshtjellura në një qese? Kishe shumë nëvojë përshkak të borxheve që kishe për ti kthyer që kishe vjedhur nga subjekti ytë politikë! Kur një ditë të ballafaqova dhe të thash se je i përfshirë në ryshfet lidhur me grantet dhe anulimin e aplikuesve për grante, aty përfundojë çdogjë mes nesh. E para përshkak se, ke shfrytëzuar çdo të mirë njerëzore nga unë, e dyta përshkak se shfrytëzonë detyrën dhe veturën zyrtare, mbushjet e kartelave të valës dhe shumë send tjetër. Kurrë mos akuzo askënd për shpifje apo gjë tjetër, e vërteta është kjo!”, thuhet në fund të këtij postimi.

E PËRDITËSUAR: Ndërkohë, gazeta Nacionale ka kontaktuar më zëvendësministrin Veliji, i cili ka mohuar këto akuza që janë bërë në drejtim të tij, duke thënë se do ta paditë personin në fjalë.

“Personin në fjalë unë e njoh, po këto janë shpifje drejtpërdrejtë, nëse diçka personi në fjalë ka kundër meje, është prokuroria, policia le të shkon le t’i deponon. Unë do ta padis personin në fjalë. Unë jam njeri më i pastër dhe më i lumtur në botë, jam duke punu për të gjithë qytetarët pa dallim feje, pa dallim etnie. Do ta vazhdojë rrugën time për të dhënë kontribut për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, Veliji i tha Nacionales se personin në fjalë e njeh, pasi që ia kishte rezervuar hotelin në Zvicër, por se pagesën e ka bërë vetë ai.

“Personi në fjalë e njoh unë, nga përpara e njoh, personi është vetëm që ma ka rezervu hotelin masi jeton atje, ndërsa unë hotelin e kam paguar me faturën time. Dikujt ja ka dërgu, ja ka qit emrin tjetër. Nëse ka prova, le të shkon në polici në prokurori, nëse nuk ka, do ta padis për shpifje. S’është e vërtetë (që jam marrë me ryshfet)”, tha ai.

Lajme të ngjashme