Një ditë pas sulmit nga hakerët, rikthehet sistemi TIMS në pikën kufitare të portit të Vlorës - NACIONALE

Një ditë pas sulmit nga hakerët, rikthehet sistemi TIMS në pikën kufitare të portit të Vlorës

2 javë më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Është rikthyer menjëherë sistemi TIMS, i sulmuar dje nga hakerat e sponsorizuar nga Irani.

Siç shkruan Top Channel, TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje-daljeve në pikat kufitare është vënë nën shënjestrën e hakerëve.

Megjithatë, sipas autoriteteve gjegjëse, sistemi ka pasur masa mbrojtëse, çka do të thotë se nuk mund të hysh brenda sistemit pa lënë gjurmë.

Kujtojmë se ShBA-ja akuzoi Iranin për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, ndërsa sanksionet përfshijnë bllokimin e pronave të zyrtarëve dhe ministrive të mbajtura përgjegjëse.

Lajme të ngjashme