Nga sherri i fëmijëve në tragjedi: 24 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen në Zllakuqan - NACIONALE

Nga sherri i fëmijëve në tragjedi: 24 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen në Zllakuqan

2 orë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Skender Krasniqit duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet burgim për vrasjen e F.Z. Gjykata ia rikualifikoi Krasniqit veprën penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”.

Krasniqi akuzohet për vrasjen e F.Z., në gusht të 2024-ës në Zllakuqan të Lipjanit pas mosmarrëveshjes së fëmijëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga trupi gjykues me kryetar gjykatësin Gent Beka dhe anëtarët Gazmend Bahtiri dhe Sulltane Hoti.

Gjykata bëri rikualifikimin e veprës penale nga “Vrasja e rëndë” në “Vrasje”, duke e dënuar me 22 vjet burgim. Kurse, për armëmbajtje pa leje i akuzuari u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim. Ndaj Krasniqit, u shpall dënim unik me 24 vjet burgim.

Lajme të ngjashme