Nexhmedin Spahiu: Nuk ka shtet të Kosovës pa veri të Kosovës
Publicisti, Nexhmedin Spahiu, shkruan në llogarinë e tij në Facebook se nuk ka shtet në Kosovës pa veri të saj.
Sipas tij, ata që flasin për ndryshim kufijsh janë "tradhëtar dhe idiotë" dhe duhet të pyeten se si funksionon Kosova pa ujin që vjen nga veriu.
“Të gjithë idiotëve dhe tradhtarëve të kombit që flasin për ndryshim kufijsh të Kosovës mbi vijat aktuale etnike duhet t'u shtrohet pyetja se si do të funksionojë gjysma e Kosovës (Mitrovica, Vushtrria, Prishtina , Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Skënderaj) pa ujë që u vjen nga veriu i Kosovës? Si do të funksionojnë termoelektranat e Obiliqit pa ujë që u vjen nga veriu I Kosovës? Si do të funksionojë Kosova pa energji elektrike?”, pyet Spahiu.
Ai “çuditet” se këtë kërkesë e kanë ata që “pretendojnë se e kanë çliruar Kosovën”.
“Ironia më e madhe me ata që janë të gatshëm të heqin dorë nga veriu i Kosovës pikërisht ata që pretendojnë se e kanë çliruar Kosovën apo ata që përpiqen ta mbrojnë mitin e rrejshëm të çlirimtarëve të rrejshëm”, shkruan Spahiu.
