Në zgjedhjet e kaluara u premtoi Aeroportin e Gjakovës, tash “dronë ushtarakë”: Kurti me sabah fushatë për Ardian Golën - NACIONALE

Në zgjedhjet e kaluara u premtoi Aeroportin e Gjakovës, tash “dronë ushtarakë”: Kurti me sabah fushatë për Ardian Golën

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Çështje të sigurisë i ka kthyer në ofertë zgjedhore.

Albin Kurti i Vetëvendosjes me mëngjes u zbua të bëjë fushatë për Ardian Golën në Gjakovë i cili garon kundër Ardian Gjinit të AAK-së.

Kurti, ndonëse herën e kaluar e kishte premtim zgjedhor Aeroportin e Gjakovës, tash ka premtuar se aty do të ndërtojë “dronë ushtarakë...me paga të mira”.

Postimi i Kurtit:

Me Ardian Golën, në Gjakovë fillon një kapitull i ri. Aty do të jetë qendra e industrisë së re: do të prodhohen dronët ushtarakë dhe civilë, “Made in Kosova”. Prodhim vendor dhe paga të mira për punëtorë. Mirëqenia sociale dhe mbështetja për familjet do të jenë konkrete: banesa për çiftet e reja, pako me produkte esenciale për të porsalindurit, shtesa për lehonat dhe shërbime geriatrike të specializuara për pensionistët.

Koha e ndryshimit të vërtetë ka ardhur. Le ta bëjmë Gjakovën shembull të qeverisjes së drejtë dhe të zhvillimit për të gjithë. Të dielën, zgjedhim dijen, ndershmërinë dhe përkushtimin. Më 9 nëntor, zgjedhim Ardian Golën me numër 105.

Lajme të ngjashme