Ndryshohet udhëzimi për shamitë në shkolla? Juristi Berisha pretendon se ka zënë në 'kurth' ministren Nagavci - NACIONALE

Ndryshohet udhëzimi për shamitë në shkolla? Juristi Berisha pretendon se ka zënë në 'kurth' ministren Nagavci

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish këshilltari i kryeministrit Kurti dhe juristi Durim Berisha ka lajmëruar opinionin se “është anuluar dispozita diskriminuese që ndalon bartjen e shamisë në shkolla përmes heshtjes administrative”.

Ai i kishte dërguar kërkesë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit më 7 gusht, dhe afati për përgjigje ka qenë deri dje kur u bënë 45 ditë.

Berisha sqaron se tashmë neni 160, paragrafi 2, i Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, “rregulli për miratim në heshtje të kërkesave do të vlejë për të gjitha procedurat administrative, përpos kur është e ndaluar shprehimisht me ligj.”

Ai ka falenderuar të gjithë ata që kanë mbështetur fushatën për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ të vitit 2014 që ndalonte bartjen e shamisë në shkolla.

“Për fund ta sqarojmë sërish, se neni 3 paragrafi 1.13 i UA të MASHT nr. 06/2014 nga dita e sotme më nuk është në fuqi, sepse aktet juridike të përgjithshme ndryshohen jo vetëm nga organi që e ka nxjerrë atë akt juridik, por edhe përmes procedurave që kërkojnë anulimin e një dispozite të caktuar, ashtu si në rastin konkret.” – shkruan z. Berisha.

Deri në këtë moment, nuk ka ndonjë përgjigje nga Ministria në lidhje me çështjen.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme