Ndihmësi i Bidenit në Izrael në përpjekje për ta shmangur luftën me Hezbollahun - NACIONALE

Ndihmësi i Bidenit në Izrael në përpjekje për ta shmangur luftën me Hezbollahun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të takohet me udhëheqësinë izraelite të luftës të hënën në përpjekje për ta shmangur eskalimin e mëtejmë mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Në takimet e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, emisari i posaçëm, Amos Hochstein, synon që t’i çojë përpara përpjekjet për frenimin e armiqësive përgjatë “Vijës së Kaltër” mes Izraelit dhe Libanit, tha zyrtari amerikan, i cili nuk dëshiroi të identifikohej, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ai do të takohet edhe me kryetarin e partisë Uniteti Kombëtar dhe ish-anëtarin e kabinetit të luftës, Benny Gantz, të hënën në mbrëmje si dhe me udhëheqësin e opozitës, Yair Lapid, e presidentin Isaac Herzog.

Kjo është vizita e katërt e emisarit amerikan në Izrael nga sulmet e 7 tetorit.

Hochstein-i kishte ndërmjetësuar në një marrëveshje për kufirin detar mes Izraelit e Libanit në fund të vitit 2022, pas dy vjetësh bisedime, duke e hapur rrugën që të dyja shtetet t’i zhvillonin burimet e gazit natyror dhe të tjerat në rajon.

Lajme të ngjashme