Ndalohet për 48 orë shoferi i autobusit me të cilin u aksidentua vetura ku vdiqën dy mërgimtarë - NACIONALE

Ndalohet për 48 orë shoferi i autobusit me të cilin u aksidentua vetura ku vdiqën dy mërgimtarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar shoferi i autobusit të kompanisë “Dita” që u përfshi sot në aksidentin ku vdiqën dy persona dhe u lënduan dy fëmijë.

Lajmin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe se dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.

“Ju njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me policinë, sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person i dyshuar, shoferi i autobusit”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, në aksidentin e sotëm mbetën të vdekur burrë e grua nga familja Sopaj, ndërkaq dy fëmijët e tyre që po udhëtonin me ta kanë mbetur të lënduar rëndë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme