NATO: Dërgojmë trupa shtesë në rast të tensioneve në veri të Kosovës - NACIONALE

NATO: Dërgojmë trupa shtesë në rast të tensioneve në veri të Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni , ka bërë të ditur se KFOR-i është i gatshëm për të vepruar dhe për të rritur numrin e forcave nëse ka rritje të tensioneve në veri të Kosovës.

Ai ka theksuar se ky vendim mund të merret për një kohë të shkurtër.

Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar… nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë… mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai i ka bërë këto deklarata para gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Rritja e mundshme e numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, vjen për shkak të tensioneve që u shkaktuan pas vendosjes së masës së reciprocitetit dhe mundësisë e tensioneve të reja.

Kujtojmë se Qeveria e Kososë ka dhënë afat deri në tetor për regjistrimin e makinave me targa RKS dhe largimin e targave ilegale serbe.

Lajme të ngjashme