Mustafa: Fituesi i zgjedhjeve e ka përgjegjësinë për konstituimin e Kuvendit, fajësimi i opozitës është i pabazë - NACIONALE

Mustafa: Fituesi i zgjedhjeve e ka përgjegjësinë për konstituimin e Kuvendit, fajësimi i opozitës është i pabazë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuat zhvillimet e fundit politike.

Ai ka bërë me dije se VV-ja e ka përgjegjësinë kryesore për konsttuimin e legjislaturës së 11-të.

Në një prononcim për “lajmi.net”, Mustafa ka kritikuar qasjen e VV-së ndaj opozitës.

“Mendoj se partia e cila i ka fituar zgjedhjet e ka përgjegjësinë dhe rolin kryesor për të konstituuar Kuvendin dhe për të gjetë mundësi me kompromise për presidentin”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka vlerësuar se fajësimi i opozitës nuk është i drejt.

“Fajësimi i opozitës në këtë kontekst është i pabazë dhe i pandershëm, nëse do të kishte ndershmëri në politikë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme