Musliu thotë se Vjosa Osmani e bëri edhe Pecin kryetar pasi që i frikësohet Donika Gërvallës - NACIONALE

Musliu thotë se Vjosa Osmani e bëri edhe Pecin kryetar pasi që i frikësohet Donika Gërvallës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së , Ganimete Musliu pretendon që zgjedhja e dy kryetarëve nga Lista Guxo, ka të bëjë pasi presidentja Vjosa Osmani që është themeluese e kësaj liste, nuk lejon që Donika Gërvalla të bëhet faktor konkurrues.

Musliu thotë se Donika Gërvalla duhet ta kuptojë që Vjosa Osmaninuk duron gra konkurrente në politikë".

Donika Gervalla dhe Faton Peci moren numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhët faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njejtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i saj plotë:

Loja e Vjosës me Donikën.

Lista GUXO mbajti “zgjedhjet” e brendshme, nëse ky proces mund të quhet “zgjedhje”.

Dhe në fund nga këto “zgjedhje” na doli një rezultat sa qesharak po aq edhe domethënës për themeluesen e “GUXO”.

Donika Gervalla dhe Faton Peci moren numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhët faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njejtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin.

Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhët vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avansimit të Grave.

Lajme të ngjashme