Murati harron shkallën e lartë të inflacionit, thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri - NACIONALE

Murati harron shkallën e lartë të inflacionit, thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është krenuar me të arritur e Kosovës në fushën e ekonomisë.

Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke e harruar shkallën e lartë të inflacionit, e cila është gati 20 për qind në vend.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur disa veprime që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarr për të lehtësuar krizën.

Postimi i plotë i Muratit:

Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.

Si qeveri:

✅ kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë

✅ kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin

✅ kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese

✅ kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera

✅ kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëse

E shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin.

Lajme të ngjashme