Muharremi i reagon Kurtit: Nuk mjaftojnë fotot në ara, bujqit kanë nevojë për subvencione me kohë
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se bujqit kanë nevojë për subvencione me kohë.
Pas vizitës së kryeministri në detyrë, Albin Kurti te disa fermerë e bujqë në Podujevë, Muharremi ka thënë se do të ishte më mirë që Qeveria t’i kryente punët dhe obligimet me kohë.
“Mirë që paska dalë pak KM në detyrë nëpër ara me i pa fermerët e bujqit... por kishte qenë shumë më mirë sikur ai dhe qeveria t'i kishin kryer punët dhe obligimet me kohë dhe t'i kishin ndarë ndihmat/subvencionet vjetore për bujqit.
Tash jemi në korrik, edhe disa javë sezona përfundon, e ende qeveria nuk i ka ndarë ndihmat e rregullta vjetore.
Ato ndihma nevojiten në fillim të sezonës, që fermerët dhe bujqit të kenë resurse me punu, me i pagu punëtorët dhe me i ble plehrat e naftën. Apo ndoshta ju ato mjete. në vend se ti ipni për investime në bujqësi, i keni nda nga 100 euro para zgjedhjeve me fitu vota me shumë për vete?
Kur subvencionet nuk ipen me kohë por në vjeshtë apo dimër, rrezikojmë të dështojmë sezonën, të kemi më pak rendimet dhe cmimet në treg të jenë më të larta”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: