“Motiv ishte kositja e livadhit”, familjari i imamit të vrarë flet për ngjarjen
Pas vrasjes së imamit të Zlipotokut, Gazmen Tairovci, familjarët kanë deklaruar se ai kishte marrë kërcënime të vazhdueshme nga i dyshuari, Beshir Hamza, i cili është arrestuar për rastin. Në pranga ka përfunduar edhe babai i tij, nën dyshimin se nuk ka ofruar ndihmë.
Sipas familjarit Benjamin Tairovci, konflikti kishte nisur për një mosmarrëveshje pronësore, ndërsa imami kishte njoftuar vazhdimisht Policinë për kërcënimet. Ai tha se viktima ishte goditur me rreth 20 plagë me thikë në shpinë dhe se i dyshuari kishte kërcënuar edhe banorë të tjerë të fshatit.
I ndjeri ka lënë pas katër fëmijë, ndërsa familja ka shprehur besimin se drejtësia do të vihet në vend.