Modeli i dy Gjermanive për Asociacionin: Lutfi Haziri thotë se “nuk ka gjysmë shtatzëni” - NACIONALE

Modeli i dy Gjermanive për Asociacionin: Lutfi Haziri thotë se “nuk ka gjysmë shtatzëni”

3 javë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Haziri në T7, ka folur për modelin e dy Gjermanive, që ishte përmendur si një model i mundshëm për këtë situatë.

Megjithatë, Haziri tha se është model i dështuar, duke shtuar edhe fjalinë “nuk ka gjysmë shtatzëni”.

“Ka qenë një nga modalitet që falë faktimit edhe nga ana jonë dhe partnerëve tonë, Ahtisari e ka larguar nga tavolina. Ka qenë një lloj zgjidhje ku Kosovën me lanë në raport me Serbinë, modelin gjerman ma herët, ku ne nuk e kemi një definim eksplicit si shtet sovran dhe, ju kujtohet ajo shprehja që po e përserisë nuk ka gjysmë shtatzëni, Modeli i Gjermanive si model u apliku, njihet dhe ka dështu”, tha ai.

Lajme të ngjashme