Ministrja Haxhiu thotë se do ta raportojë në polici qytetarin që ironizoi me statusin e saj - NACIONALE

Ministrja Haxhiu thotë se do ta raportojë në polici qytetarin që ironizoi me statusin e saj

3 javë më parë

nga NACIONALE

Biznesmeni nga diaspora, Korab Blakaj, i cli shpesh shpreh edhe pikëpamjet pro VV-së, ka ironizuar me statusin e Haxhiut në Facebook ku tregoi për një tjetër rast tentim-dhunimi.

Bëhet fjalë për një 14-vjeçare. Rastin te Haxhiu e ka lajmëruar babai i saj. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në dhjetor të vitit 2021.

Haxhiu morri shumë kritika nga fakti se ministrja po reagon për këto raste përmes Facebook-ut dhe se roli i saj nuk është për konstatim të problemeve por për zgjidhje të tyre.

Blakaj ka shkruar një status ironik si kritikë për Haxhiun.

“Në vitin 2000, moshën 14 vjeqare më kanë dhunuar seksualisht dy gra në një dasëm! Prokuroria i ka lënë të lirë, sot e asaj dite enden të lira duke kërkuar viktimat fatkeqe të radhës!Postimin e bëj publik me leje të Ministres Albulena Haxhiu”, ka shkruar Blakaj.

Mirëpo, pak kohë më pas i ka reaguar ministja Haxhiu, sërish përmes Facebook-ut, duke shkruar se Blakaj po tallet me fëmijët e dhunuar dhe se për këtë shkak do ta raporton në polici.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”, shkroi Haxhiu.

Lajme të ngjashme