Ministrja Nagavci: Nga fillimi i grevës nuk kam pasur takim me SBAShK-un - NACIONALE

Ministrja Nagavci: Nga fillimi i grevës nuk kam pasur takim me SBAShK-un

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur në televizionin publik rreth situatës me grevë në arsim.

Nagavci thotë se është e hapur për dialog me Sindikatën e Arsimit dhe se kjo sindikatë i ka pasur dyert e hapura, mirëpo që nga momenti që është paralajmëruar greva, Nagavci thotë se nuk ka pasur takim me ta.

“Arsimin ne e kemi prioritet, nuk e kemi në mënyrë deklarative, por e kemi dëshmuar, ftoj për reflektim. Dialogu nuk ka munguar, SBAShK-u gjithë i ka pasur dyert i hapur për dialoguar me mua. Çështjet që janë ngritur nga ata janë adresuar. Është shqetësuese se si është paralajmëruar greva”, tha ajo.

Ministrja poashtu ka ftuar mësimdhënësit të iu kthehen shkollave.

Arsimi në Kosovë ka hyrë në javën e dytë të grevës. Megjithë takimet që ka pasur këshilli grevistë i BSPK-së, përfshirë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deri më sot nuk është parë se dy palët mund të arrijnë një marrëveshje që të ndalet grevën.

Mësimdhënësit, po kërkojnë që të ketë paga shtesë prej 100 euro deri në miratim të ligjit të pagave.

Qeveria e Kosovës, këtë fundjavë ka prezantuar pakon e re, në të cilën ka paraparë edhe shtesa për tre muaj nga 50 euro për zyrtarët publikë, por Këshilli grevist ka refuzuar këtë propozim, duke e cilësuar atë si të pa pranueshëm dhe se nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme